​Grupi Wagner ka probleme financiare
Bota
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Grupi Wagner dyshohet nuk po merr më financime nga shteti rus. Kështu supozon shërbimi sekret britanik. Për mercenarët kjo do të thotë: kursime në shpenzimet e personelit.

Deutsche Welle raporton se, si pasojë e mungesës së parave Wagner do të duhet të zvogëlojë numrin e mercenarëve.

"Nëse shteti rus ndalon së paguari grupin Wagner, burimi i dytë më i besueshëm i pagave janë autoritetet bjelloruse”, tha Ministria e Mbrojtjes në Londër. Por kjo do të rëndonte burimet e Bjellorusisë. Mercenarët e grupit Wagner aktualisht po trajnojnë atje ushtarë bjellorusë.

https://kosovapress.com/admin/cfare-eshte-dhe-ku-operon-wagneri/

Mercenarët e grupit Wagner ishin për një kohë të gjatë shtyllë e ushtrisë së rregullt ruse në luftën kundër Ukrainës.

Por shefi i mercenarëve Wagner, Jevgeni Prigoshin i ka kritikuar masivisht dhe publikisht udhëheqjen ushtarake ruse dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu duke i akuzuar ata për paaftësi. Në fund të qershorit Prigozhini urdhëroi fillimin e një rebelimi kundër udhëheqësve ushtarakë rusë dhe një marshim drejt Moskës. Pas dy ditësh rebelimi u ndërpre.

Sipas presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko, ai ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe presidentit rus Vladimir Putin. Pas kësaj Prigozhini shkoi përkohësisht në mërgim në Bjellorusi. Është e paqartë se ku po qëndron ai aktualisht.

Me kërkesë të qeverisë në Minsk njësitë e mercenarëve të tij, Wagner, po trajnojnë ushtarë bjellorusë në një kamp ushtarak afër kufirit me Poloninë.

Sipas Prigoshinit grupi Wagner u themelua në vitin 2014. Biznesmeni i pasur, i cili dekadën e fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik e kaloi në burg për grabitje dhe mashtrim, ka kontrata ushtarake dhe minerare në Afrikë. Mercenarët e tij janë ndër të tjera aktivë në Mali, Siri dhe Libi.

https://kosovapress.com/admin/prigozhin-shfaqet-pas-disa-javesh-dhe-konfirmon-largimin-e-wagnerit-nga-ukraina/
https://kosovapress.com/admin/shtepia-e-bardhe-eshte-se-eshte-te-dihet-ndikimi-i-revoltes-se-wagnerit-ne-rusi/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024