Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë ka shqiptuar sot dënimin e ri prej 15 vjetësh ndaj Salih Mustafës, duke llogaritur dhe kohën në paraburgim.
Paneli i Apelit përbëhej nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. Më 16 dhjetor 2022, Trupi Gjykues dënoi Sali Mustafën me 26 vjet burg. Kur shqiptoi vendimin, Trupi Gjykues nënvizoi se akuzat në këtë çështje gjyqësore kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të Mustafës.
Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi kundërshtimet e paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin aktgjykimin e trupit gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit.Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e Mustafës me 22 vjet burg dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.