Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka konfirmuar se për ndeshjen me Rumaninë do të mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm, në mesin e të cilëve edhe Milot Rashica, por edhe Paqarada, Celina dhe Krasniqin.
Ai tha se për shkak të këtyre lëndimeve, është i detyruar të bëjë disa ndryshime në ekip- për ndeshjen me Rumaninë.
Sa i përket përbaltjes së 15 nëntorit me Rumaninë, Foda theksoi se vendi i parë në grup është akoma i mundshëm dhe se për këtë së pari duhet mposhtur Rumania.
Ai shtoi se pret edhe më shumë nga skuadra pasi në ndeshjet e fundit ka pasur mundësi që të shënohen më shumë gola. Madje pritje të mëdha ka nga reparti i mesfushës.Ai ka kërkuar që skuadra të luajë me më shumë posedim të topit kundër Rumanisë.
“Nuk është me rëndësi se a do të luajmë me dy sulmues apo me tre sulmues dhe një 10-sh, por me rëndësi është që ta kemi në posedim topin, të sulmojmë, të qëndrojmë së bashku si në sulm e po ashtu edhe kur është nevoja që të kthehemi në mbrojtje...Sipas sistemi ne jemi shumë fleksibil, do të thotë mund të luajmë me një lojtar në sulm, me dy apo tre sulmues, por me rëndësi është që të luajmë në bazë të parimeve tona që të kemi posedim të topit dhe po ashtu nëse e humbim topin se si të veprojmë dhe si të reagojmë”, theksoi Foda.