​Flick zbulon se është gati ta zgjasë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Flick zbulon se është gati ta zgjasë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2028
hansi flick
12/05/2026 - 16:13
Linku u kopjua

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha të martën se do të zgjasë kontratën e tij me klubin e La Ligës deri në vitin 2028, pasi skuadra e tij siguroi titullin e 29-të kampion.

Flick, kontrata aktuale e të cilit ishte parashikuar të përfundonte në qershor 2027, pritet të nënshkruajë një zgjatje njëvjeçare, me mundësi vazhdimi të mëtejshëm. Skuadra e tij arriti në një total të paaritshëm prej 91 pikësh me tre ndeshje të mbetura, duke siguruar titullin pas fitores ndaj rivalit të përjetshëm Real Madridit.

“Do t’ju njoftoj më falni ditët e fundit kam pasur gjëra të ndryshme për të bërë. Sigurisht, jam shumë i lumtur për këtë. Ata më kanë dhënë mua dhe stafit tim besimin për të punuar edhe një ose dy vite të tjera, kështu që për mua është kështu.  Mendoj se shumë trajnerë do të ishin të lumtur të kishin një kontratë tre, katër apo pesëvjeçare, por në rastin e Barçës është mirë ta kufizosh. E vlerësoj shumë këtë. Shkojmë deri në vitin 2028 dhe pastaj do të shohim nëse gjithçka është në rregull dhe, nëse po, mund të vendosim për një vit tjetër. Klubi ka të drejtën dhe unë kam të drejtën mendoj se është një marrëveshje e mirë” – tha Flick.

Trajneri gjerman 61 vjeçar, i cili ka fituar trofe me Bayern Mynih, iu bashkua Barcelonës në vitin 2024 me një kontratë dyvjeçare. Ai erdhi me dëshirën për të rehabilituar veten pasi u shkarkua nga kombëtarja e Gjermanisë në shtator 2023.

Nën drejtimin e Flick, Barcelona riktheu shpejt dominimin në nivel kombëtar, duke fituar dy tituj radhazi në La Liga, së bashku me Kupën e Mbretit 2024/25 dhe Superkupat e Spanjës njëra pas tjetrës.

Megjithatë, këtë sezon ata u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Atletico Madrid në fazën çerekfinale.

“Kjo është normale për Barçën. E di që të gjithë kanë ëndrrën për të fituar Ligën e Kampionëve. Do të përpiqemi përsëri. Kaq mund të them. Jam mirënjohës për besimin që më kanë dhënë për të punuar këtu edhe për disa vite të tjera” – përfundoi Flick.

Barcelona do të përballet me Deportivo Alaves më 13 maj, me fillim nga ora 21:30.

KosovaPress  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026