​Fillojnë përgatitjet intenzive për Kombëtaren e Kosovës në volejboll
Vendor
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Fillojnë përgatitjet intenzive për Kombëtaren e Kosovës në volejboll
kosova volejboll
26/05/2026 - 14:32
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka vazhduar me intensitet maksimal fazën përgatitore në Itali, në Camigliatello, ku po zhvillon kampin stërvitor në qendrën e njohur të “azzurëve”, falë memorandumit të bashkëpunimit mes FVK dhe FIPAV.

Përfaqësuesja po punon me ritëm të lartë në prag të paraqitjeve në CEV European Volleyball League, me fokus të veçantë në ngritjen fizike, koordinimin taktik dhe harmonizimin e skuadrës për sfidat ndërkombëtare që e presin gjatë muajit qershor.

Nën drejtimin e shtabit teknik të përbërë nga Darko Prebiracevic, Valon Mustafa dhe Habil Ajeti, Kombëtarja ka realizuar nga dy sesione stërvitore në ditë, në paradite dhe pasdite, duke kombinuar punën tekniko taktike me përgatitjen fizike dhe analizën e lojës.

Në kuadër të këtij kampi përgatitor, Kosova do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore në Itali më 26 dhe 27 maj, të cilat do t’i shërbejnë shtabit teknik për testimin e formës së ekipit dhe konsolidimin e grupit para ndeshjeve zyrtare.

Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në kuadër të CEV European Volleyball League 2026, duke nisur në Letoni kundër Rumanisë (6 qershor, 18:00) dhe Letonisë (7 qershor, 16:30), më pas në Estoni ndaj Estonisë (12 qershor, 18:00) dhe Austrisë (13 qershor, 16:00), ndërsa turneun do ta përmbyllë në Kosovë me ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut (19 qershor, 20:00) dhe Izraelit (21 qershor, 20:00).

Këto përgatitje pritet të kontribuojnë në ngritjen fizike, në koordinimin taktik dhe harmonizimin e skuadrës për sfidat ndërkombëtare që e presin.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026