Drita në prag të titullit, tifozët organizojnë kortezh madhështor në Gjilan
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drita në prag të titullit, tifozët organizojnë kortezh madhështor në Gjilan
Tifozët e klubit FC Drita janë ftuar të organizohen këtë të shtunë në një kortezh festiv, që pritet të shënojë një moment të rëndësishëm për ekipin dhe qytetin e Gjilanit. Sipas njoftimit të tifogrupit, grumbullimi do të bëhet nga ora 12:00 te parku i rrethit, për të vazhduar më pas në marshim drejt stadiumit.
Ky organizim vjen në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Ballkanit, ku Dritës i nevojiten vetëm tri pikë për ta siguruar matematikisht titullin kampion. Në rast fitoreje, klubi do të arrinte një tjetër sukses historik, duke e kurorëzuar sezonin me trofe.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive të tifozëve, duke theksuar se kjo nuk do të jetë një ditë e zakonshme ndeshjeje, por një festë e madhe që nis që në rrugët e qytetit dhe vazhdon në tribunë. Ata kanë paralajmëruar edhe aktivitete dhe surpriza gjatë kortezhit.
Atmosfera pritet të jetë festive, me këngë, brohoritje dhe simbolikë të veçantë për arritjen e mundshme të titullit të pestë kampion dhe vendosjen e yllit të parë në logon e klubit.
KosovaPress