​Fillimi i dobët i Mbappes, reagon Ancelotti
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk është i shqetësuar për fillimin e Kylian Mbappe në klub pasi sulmuesi francez nuk arriti të shënonte në dy ndeshjet e tij të para në ligë.

Mbappe iu bashkua fituesve të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në qershor, duke i dhënë fund një sage transferimi prej vitesh, përcjellë KosovaPress.

Pavarësisht se bëri një fillim premtues duke shënuar në debutimin e tij për të ndihmuar Realin të sigurojë një fitore 2-0 ndaj kampionëve të Ligës së Evropës Atalanta në finalen e Superkupës së UEFA-s dy javë më parë, Mbappe nuk e ka gjetur ende rrjetën në dy ndeshjet e LaLigas me Realin.

"Goli i tij i fundit ishte më 14 gusht. Kanë kaluar vetëm dy javë, kjo nuk është arsye për t'u shqetësuar. As ne nuk jemi të shqetësuar si klub, as ai," tha Ancelotti në një konferencë për shtyp të mërkurën, përpara ndeshjes të së enjtes në La Liga. në Las Palmas .

"Ai është shumë i lumtur këtu, i kënaqur, i sigurt se dëshiron të shënojë në ndeshjen e ardhshme. Po ashtu edhe Vinicius , i cili nuk ka shënuar ende këtë sezon dhe nuk e shoh të shqetësuar. Mbappe po përparon shumë mirë, e shoh atë duke bërë më mirë çdo ditë, i emocionuar, i motivuar, duke u stërvitur mirë. Ai është shumë modest. Mendoj se përshtatja e tij po shkon shumë mirë", shtoi trajneri italian.

Me një ndeshje më pak, Real Madridi është i pesti në renditjen e La Ligas me katër pikë, pesë prapa liderit Barcelona .

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024