FIFA ka pezulluar shoqatën e futbollit të Republikës së Kongos (FECOFOOT) dhe Federatën e Futbollit të Pakistanit (PFF), duke i ndaluar të dyja nga garat ndërkombëtare.
FIFA pezulloi FECOFOOT për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj, gjë që shkel detyrimet e saj sipas statuteve të FIFA-s, përcjellë KosovaPress.
FIFA tha se pezullimi do të hiqet vetëm nëse plotësohen një sërë kushtesh, duke përfshirë kthimin e kontrollit të plotë të selisë së federatës dhe objekteve të tjera në FECOFOOT.
PFF u pezullua për shkak të dështimit të saj për të miratuar një rishikim të kushtetutës së saj që do të siguronte "zgjedhje me të vërtetë të ndershme dhe demokratike".“Pezullimi do të hiqet vetëm me kusht që Kongresi i PFF të miratojë versionin e Kushtetutës së PFF të paraqitur nga FIFA dhe AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik)”, shtoi FIFA.
Kryetari i Komitetit të Normalizimit të PFF, Haroon Malik, i tha mediave lokale të enjten se: "FIFA dëshiron të bëjë disa ndryshime në Kushtetutën e PFF për ta sjellë atë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në përpjekjet e fundit, shumica e anëtarëve të sapozgjedhur të Kongresit të PFF nuk kanë rënë dakord me propozimet e FIFA-s."