​FBK nis projektin për ambient të sigurt në sportin e basketbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Estonisë, Federatën e Basketbollit të Bullgarisë dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës janë fituese të projektit Safeguarding the Future në kuadër të Erasmus+.

”Safeguarding the Future” është një projekt që synon të krijojë mekanizma në Kosovë, Estoni dhe Bullgari që sigurojnë një përvojë basketbolli të sigurt, pozitive dhe argëtuese për të gjithë njerëzit e përfshirë në basketboll, me theks të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi kryesor i projektit është të ndërmarrë veprime për të mbrojtur njerëzit nga çdo lloj abuzimi në basketboll.

I pari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu tha se ky program synon që të sigurojë ambient të qetë për basketbollistët e rinj.

Ndërsa, Sekretarja e Përgjithshem e FBK-së, Elvira Dushku shpjegoi se si ky projekt do të implementohet duke kaluar nëpër katër faza.

Përfshirjen e FBK-së në këtë projekt e vlerësoi lart edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi. Ai tha se ky program ndërlidhet me krijimin e kushteve për një mjedis sa më të sigurt në sport.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024