​FBK fiton një tjetër projekt të rëndësishëm për basketbollin
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka arritur të përfshihet në projektin inovativ SHOOTER, i cili ka marrë mbështetje nga programi Erasmus+.

Projekti udhëhiqet nga Federata e Basketbollit të Katalonisë dhe do të realizohet në bashkëpunim me Federatat e Irlandës, Bullgarisë dhe Kosovës. Partneri teknologjik, Optimal Ëay, do të jetë përgjegjës për drejtimin e transformimit dixhital.

Projekti SHOOTER ka për qëllim pajisjen e federatave të basketbollit në Evropë me mjete dhe aftësi dixhitale, duke përmirësuar profesionalizmin, efikasitetin dhe qëndrueshmërinë mjedisore në menaxhimin e tyre. Në kuadër të këtij projekti, do të krijohet një sistem menaxhimi i ri, i bazuar në një Toolbox Dixhital gjithëpërfshirës, që do të ndihmojë federatat të kalojnë nga metodat tradicionale në një qasje dixhitale më të avancuar.

Zbatimi i projektit pritet të fillojë në janar 2025 dhe është plotësisht në përputhje me prioritetet e Erasmus+ Sport, përfshirë transformimin dixhital, qëndrueshmërinë dhe qeverisjen e mirë në sport.

Përveç SHOOTER, FBK ka fituar edhe dy projekte të tjera në kuadër të Erasmus+ gjatë dy viteve të fundit: projekti PROMISE, ku është partnere, dhe projekti Safeguarding the Future, ku është bartëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024