​“E keni blerë lojtarin e gabuar”, zbulohet e vërteta e sherrit mes Ten Hag dhe Sanchos
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Mediumi anglez, “The Athletic” e ka zbuluar të vërtetën se çfarë ka ndodhur mes trajnerit Erik ten Hag dhe yllit anglez, Jadon Sancho.

Ten Hag e përjashtoi nga skuadra Sanchon për shkak të një problemi, gjë që bëri që ylli anglez të kalonte në formë huazimi te Dortmundi deri në fundin e këtij sezoni, dhe tani ky problem është zbuluar, raporton KosovaPress.

“Para ndeshjes me Arsenalin në muajin shtator, gjatë një seance stërvitore, Jadon Sancho nuk dëshiroi t’i bënte presion një lojtari kundërshtar në një ndeshje përgatitore në mënyrën se si Erik ten Hag dëshironte”, tha Laurie Whithwell.

“Sanchos iu ofrua mundësia që të përfundonte përfshirjen në stërvitje më herët, të cilën ai e bëri duke u larguar nga fusha, për këtë gjë Ten Hag iu referua nivelit të tij në stërvitje në atë intervistën e famshme. Pas ndeshjes së dytë të Erik ten Hag te United, si mysafir kundër Brentfordit, Sancho i tha Ten Hag se United e ka blerë lojtarin e gabuar (atë) sepse ai preferonte të luante në krahun e majtë, se sa në të djathtin. Për këtë gjë Ten Hag vendosi të transferonte Antonyn në ditët e fundit të merkatos”, shkruante më tej në “The Athletic”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024