​Dy ditë historike në Strasburg, Tahiri shpalos agjendën e KiE për Kosovën
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpalosur agjendën e Këshillit Evropian ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën. Tahiri në Facebook ka shkruar se procesi i votimit do të jetë sfidues, pasi disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit të Kosovës. “Por besoj kësaj radhe do të triumfojmë, pasi që mbështetja e vendeve mike është e pa rezervë, ndërsa angazhimi i delegacionit ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë unik e serioz”, ka shkruar Tahiri, i cili është pjesë e delegacionit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Dy ditë historike në Strasburg

Sonte po vazhdojmë si delegacion rrugëtimin për Kosovën në Strasburg. Janë dy ditë, e hëna dhe e marta kur do të ketë votime në komitete dhe në Asamble Parlamentare, janë dy ditë historike.

Dita 1:

Të hënën, më 15 prill 2024, nga ora 14:00 -15:15, Komiteti për Barazi dhe Mos diskriminim, te pika e katërt e rendit të ditës do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE. Po ashtu, të njëjtën ditë, në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut do të diskutojë raportin për aplikimin e Kosovës në APKE.

Dita 2:

Të martën, më 16 prill 2024, mbahet takimi i Asamblesë Parlamentare. Ky sesion pranveror i Asamblesë Parlamentare i Këshillit të Evropës është i një rëndësie historike. Këtë ditë, diku rreth orës 16:00, do të zhvillohet debat për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në këtë sesion do të diskutohet raporti i Dora Bakoyannis, i cili duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë. Asambleja Parlamentare i ka 46 shtete anëtare me gjithsej 302 anëtarë plus 306 zëvendësues. Janë 34 shtete që na kanë njohur, ndërsa 14 që nuk na kanë njohur. Në qoftë se votimi është i suksesshëm, i njëjti raport do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024. Po ashtu, të martën nga ora 10:30-12:30, Komiteti për Politikë dhe Demokraci, në sallën 9, do të diskutojë për raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për të cilin do të flasë raportuesja për Kosovën, Bakoyannis. Në këtë takim do të paraqiten edhe dy raportet e tjera të dy komiteteve që kanë ndihmuar në hartimin e opinionit konsultativ. Procesi i votimit në tërësi do të jetë sfidues, disa vende si Spanja dhe të tjera kanë folur hapur kundër anëtarësimit tonë, por besoj kësaj radhe do të triumfojmë, pasi që mbështetja e vendeve mike është e pa rezervë, ndërsa angazhimi i delegacionit ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë unik e serioz.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
41
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024