​Drita përballet sot me Florianën në Ligën e Konferencës
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Drita përballet sot me Florianën në Ligën e Konferencës
conference league
21/07/2026 - 10:13
Linku u kopjua

Klubi i futbollit Drita do të vazhdojë rrugëtimin e saj në garat evropiane, ku sot do të përballet me skuadrën malteze Floriana në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Centenary” në Ta’ Qali të Maltës, me fillim nga ora 19:30, derisa kjo sfidë konsiderohet një hap i rëndësishëm për skuadrën gjilanase drejt fazave të mëtejshme të kompeticionit.

Drita hyn në këtë përballje me synimin për të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë si mysafire, në mënyrë që të krijojë epërsi për duelin e kthimit, ku synon të dëshmojë edhe një herë potencialin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u bazuar në përvojën e fituar në vitet e fundit në garat evropiane.

Nga ana tjetër, Floriana pritet të jetë një kundërshtar i fortë në fushën vendase, duke kërkuar të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve dhe terrenin për të dalë me rezultat pozitiv.

Atmosfera në prag të ndeshjes është optimiste në kampin e Dritës, ku synimi mbetet avancimi tutje dhe përfaqësimi dinjitoz i futbollit kosovar në skenën evropiane.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë, ku pritet të përcaktohet skuadra që do të kalojë në raundin e tretë kualifikues.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026