​“Doki is on fire”, festa e “çmendur” e lojtarëve të Kosovës U21 pas triumfit ndaj Izraelit
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire ndaj Izraelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025. Në ndeshjen e zhvilluar në Budapest, djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani fituan me rezultat 1:0. 

Vendimtar për këtë takim ishte goli i shënuar nga Milot Abdylit në minutën e 11-të. Ai realizoi nga një gjuajtje e fuqishme nga distanca, që befasoi portierin izraelit Niv Eliasi. Kosova pati edhe rast tjera për shënim, ku vlen të veçohen dy prej tyre. Në minutën e 22-të, Etnik Brutti lëshoi një gjuajtje të fuqishme nga jashtë zonës, por Eliasi këtë herë arriti ta ndalojë topin, duke shmangur golin e dytë për Kosovën.

Ndërkaq, në minutën e 83-të, Redon Ismaili pranoi një top të mirë në qendër të zonës dhe pati një mundësi të shkëlqyer për të shënuar, por goditja e tij përfundoi në duart e portierit izraelit. Me këtë fitore, Kosova U21 renditet në pozitën e 4-të në Grupin D të kualifikimeve për Evropianin U21, me 12 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Bullgaria në vendin e tretë.

Kjo fitore rrit shpresat e ekipit për një renditje më të mirë në përfundim të këtyre kualifikimeve. Më 11 tetor, Kosova U21 e pret Poloninë, ndërsa më 15 tetor e mbyll fushatën kualifikuese me ndeshjen në udhëtim ndaj Estonisë.

Pas ndeshjes, lojtarët së bashku me trajnerin e tyre Afrim Tovërlanin dhe pjesën tjetër të stafit festuan së bashku një fitore të merituar dhe një video nga momentet e festës e ka ndar vet trajnerit Toverlani.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024