​Deschamps: I kënaqur me fitoren, skuadra ka ende shumë për të përmirësuar
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Deschamps: I kënaqur me fitoren, skuadra ka ende shumë për të përmirësuar
Deschamps
01/07/2026 - 10:17
Linku u kopjua

Franca e mposhti lehtësisht Suedinë 3-0 për të vazhduar rrugëtimin në Botëror, ku do të përballen me Paraguain.

Deschamps ndjeu se rezultati mund të kishte qenë më ndryshe pasi skuadra e tij shpërdoroi një sërë rastesh në pjesën e parë.

“Ne bëmë atë që duhej të bënim, edhe nëse ishim pak të turpshëm në 15 minutat e para. Më pas, treguam se dimë të krijojmë raste. E vetmja keqardhje mbetet se nuk ishim mjaftueshëm konkretë në pjesën e parë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen shumë më herët, por i detyruam kundërshtarët të vraponin as shumë sa në pjesën e dytë gjithçka u bë më e lehtë”, tha Deschamps.

Ndërkohë, trajneri francez ishte i kënaqur që skuadra e tij e kishte kaluar lehtësisht pengesën e parë të eliminimit direkt, por paralajmëroi se e prisnin sprova më të vështira.

“Faza me eliminim direkt është e vështirë për të gjithë, edhe pse sot ia dolëm t’ia lehtësonim disi punën vetes. Megjithatë, jemi vetëm në fazën e 1/16 së finales”, shtoi Deschamps.

Franca ka mahnitur gjatë turneut, duke shënuar 13 gola, por njëkohësisht u ka lejuar kundërshtarëve të krijojnë raste. Deschamps beson se skuadra e tij duhet të vazhdojë të përmirësohet nëse dëshiron ta ngrejë trofeun.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026