​Cila është thënia që i sjell Anglisë ters në Kupën e Botës?
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Cila është thënia që i sjell Anglisë ters në Kupën e Botës?
Jonathan Hargreaves
12/06/2026 - 12:32
Linku u kopjua

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves për KosovaPress ka bërë një koment interesant lidhur me performancën e Anglisë në Kupën e Botës, duke e lidhur atë me një shprehje të njohur mes tifozëve anglezë, Ai theksoi se slogani i famshëm “It’s coming home” (“Po kthehet në shtëpi”) mund të jetë një nga arsyet pse Anglia shpesh dështon të përmbushë pritshmëritë.

“Mendoj se sa herë që themi se po kthehet në shtëpi për Anglinë, ne e mallkojmë dhe i sjellim vetes një mallkim. Kështu që do të shohim. Shpresoj që Anglia të dalë shumë mirë. Unë vërtet shpresoj që Skocia të dalë shkëlqyeshëm në ndeshjet kundër Marokut dhe Haitit dhe Brazilit. Dhe nëse Skocia mund të arrijë në fund të raundit tjetër, ky do të ishte tashmë një fantastik”, ka thënë ambasadori.

Shprehja “It’s coming home” është bërë simbol i shpresës të tifozëve anglezë ndër vite, por sipas ambasadorit, ajo mund të ketë marrë një kuptim të kundërt në praktikë.

Anglia tashmë shihet si një ndër skuadrat favorite për ta fituar Kupën e Botës 2026.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026