​Chelsea zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të këtij afati kalimtar
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Chelsea zyrtarizon blerjen më të shtrenjtë të këtij afati kalimtar
morgan rogers
22/07/2026 - 08:22
Linku u kopjua

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofensiv Morgan Rogers nga Aston Villa, në një marrëveshje rekord për klubin me vlerë 117 milionë funte.

Futbollisti 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, e vlefshme deri në vitin 2032, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër sipas opsionit të klubit.

Me këtë transferim, Rogers bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e Chelseat, duke thyer rekordin e vendosur nga transferimi i Enzo Fernandez tre vjet më parë.

Rogers vjen në “Stamford Bridge” pas paraqitjeve mbresëlënëse me Aston Villan gjatë dy sezoneve e gjysmë të fundit, ku u shndërrua në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës, ndërsa fitoi edhe besimin e kombëtares së Anglisë.

Në Chelsea ai do të ribashkohet me mikun e tij të ngushtë, Cole Palmer, me të cilin pritet të formojë një dyshe të rëndësishme në repartin ofensiv të “Bluve”.

Pas zyrtarizimit të transferimit, Rogers u shpreh i lumtur për hapin e ri në karrierën e tij.

“Jam shumë i emocionuar. Për mua, Chelsea është klubi më i madh në Londër dhe një klub që e kam admiruar gjithmonë që nga fëmijëria. Jam shumë i entuziazmuar për projektin me trajnerin e ri, lojtarët që kemi dhe drejtimin që po merr klubi. Kjo është arsyeja pse jam këtu dhe mezi pres të filloj”, deklaroi Rogers.

Chelsea pret që mesfushori anglez të ketë një rol kyç në projektin e ri të klubit dhe të justifikojë investimin rekord të bërë për transferimin e tij.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026