​Chelsea përgatit rindërtimin e skuadrës pas emërimit të Xabi Alonsos
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Chelsea përgatit rindërtimin e skuadrës pas emërimit të Xabi Alonsos
chelsea foto1234
18/05/2026 - 08:42
Linku u kopjua

Chelsea ka nisur të formësojë strategjinë e transferimeve për sezonin e ardhshëm menjëherë pas emërimit të trajnerit të ri, Xabi Alonso, i cili do ta marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës më 1 korrik. Drejtuesit e klubit besojnë se profili dhe reputacioni i spanjollit do ta ndihmojnë klubin londinez të tërheqë lojtarë të nivelit të lartë dhe të rikthejë stabilitetin pas një sezoni zhgënjyes.

Sipas raportimeve, Chelsea synon të përforcojë veçanërisht repartin defensiv dhe pozitën e portierit. Emra si Mike Maignan, Maxence Lacroix, Jan Paul van Hecke, Marcos Senesi, Ousmane Diomande dhe Joel Ordonez po monitorohen nga afër nga klubi. Në të njëjtën kohë, e ardhmja e Tosin Adarabioyo dhe Benoit Badiashile mbetet e pasigurt.

Mesfusha gjithashtu shihet si repart që kërkon përforcime, me Alex Scott të Bournemouthit ndër lojtarët që po vëzhgohen. Chelsea dëshiron po ashtu të blindojë mesfushorin Enzo Fernandez me kontratë të re, ndërsa klubi shpreson që ardhja e Alonsos të ndikojë pozitivisht edhe te yje si Marc Cucurella dhe Cole Palmer.

Vetë Alonso ka deklaruar se synimi i tij është ndërtimi i një skuadre që “do të luftojë vazhdimisht për trofe”, ndërsa drejtuesit e klubit i kanë premtuar bashkëpunim të afërt në vendimet për merkaton verore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026