Moment historik për Kosovën: Hasani hap Evropianin e Peshëngritjes dhe nderon Filippousis
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Moment historik për Kosovën: Hasani hap Evropianin e Peshëngritjes dhe nderon Filippousis
astrit-hasani
22/04/2026 - 09:42
Linku u kopjua

Kampionati Evropian i Peshëngritjes që po mbahet në Batumi te Gjeorgjisë shënoi një moment të rrallë dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm edhe për Kosovën.

Në krye të Federatës Evropianë të Peshëngritjes është Dr.Astrit Hasani, i cili bëri hapjen solemne të këtij kampionati.

Për më tepër, Hasani, si shqiptari i parë në krye të një federate evropiane, nderoi edhe Sekretarin i Lojërave Mesdhetare Iakovos Filippousis me Yllin e Artë Evropian.

Iakovos Filippousis është njeriu që pari rolin vendimtar që Kosova ta fitojë të drejtën ë organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndryshe, Georgjia është vend që edhe më tutje nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe ky është një tjetër hap i madh edhe në aspektin diplomatik.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026