Chelsea me “listë të nxehtë” trajnerësh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea me “listë të nxehtë” trajnerësh
Chelsea ka nisur procesin për emërimin e një trajneri të ri për sezonin 2026-27, me disa emra të njohur që janë përfshirë në listën fillestare të kandidatëve. Sipas raportimeve nga mediat britanike, në këtë listë bëjnë pjesë Marco Silva, Andoni Iraola dhe Xabi Alonso, ndërsa së fundmi është përmendur edhe emri i Cesc Fabregas.
Sipas burimeve, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar një proces të kujdesshëm rekrutimi dhe nuk pritet të nxitojnë në përzgjedhjen e trajnerit të ri. Silva aktualisht është nën kontratë me Fulhamin, ndërsa Iraola pritet të largohet nga Bournemouthi në fund të sezonit. Nga ana tjetër, Alonso mbetet i lirë pas largimit nga Real Madridi disa muaj më parë.
Ndërkohë, trajneri i Como 1907, Fabregas, ka reaguar ndaj spekulimeve duke theksuar se fokusi i tij është te skuadra aktuale dhe ndeshjet e mbetura të sezonit. Ai deklaroi se do të ishte e pavend të mendonte për një lëvizje të mundshme në këtë moment, pasi synimi i tij është të udhëheqë Comon drejt një arritjeje historike në Evropë.
KosovaPress