​Blinken: SHBA dhe aleatët po punojnë urgjentisht për të liruar pengjet
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbajtur një konferencë për shtyp me kryeministrin e Katarit.

Ai tha se SHBA dhe aleatët e saj në të gjithë rajonin po "punonin urgjentisht" për të liruar pengjet.

“Në të njëjtën kohë, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë. Izraeli ka të drejtën, detyrimin, të mbrojë popullin e tij dhe të përpiqet të sigurohet që Hamasi të mos përsërisë kurrë atë që bëri," tha ai.

Blinken tha se ai i kërkoi Izraelit të marrë të gjitha "masat e mundshme" për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Duke folur për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, ai tha se situata u ndërlikua nga Hamasi duke përdorur "civilët e pafajshëm si mburoja njerëzore".

“Po i vendos ata në vende ku do të ekspozohen ndaj rrezikut, po i vendos në vende ku në fakt po përdoren për të mbrojtur zyrtarët e Hamasit ose pajisjet dhe infrastrukturën e tyre”, u shpreh Blinken.

Greqia ndër vendet e para që përfundoi riatdhesimin e shtetasve të saj nga Izraeli - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024