​Begaj dekreton ambasadorët e rinj
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar të hënën lirimet dhe emërimet e ambasadorëve, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Si rrjedhojë, ambasadore e Shqipërisë në Malin e Zi është emëruar Zhaklina Peto.

Ambasadore e Shqipërisë në Gjermani do të jetë Adia Sakiqi, e cila është liruar nga detyra e ambasadores në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta.

Blerta Kadzej do të jetë ambasadore rezidente e Shqipërisë në Turqi, ndërsa jorezidente në Azerbajxhan, Krigistan, Pakistan, Gjeorgji, në Afganistan dhe në Kazakistan.

Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bahskuara të Amërikës është emëruar Ervin Bushati. I njëjti do të jetë ambasador jorezident në  Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

Ndërsa Ridi Kurtezi, i cili është liruar nfa detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Malin e Zi, tash do të jetë ambasador rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe.

10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Po ashtu, Begaj ka liruar nga detyra disa ambasadorë tjerë: Artur Kukon në Gjermani, Kastriot Robon në Turqi dhe Floreta Faberin në ShBA.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024