​Bedri Hamza premton 6 miliardë euro investime kapitale gjatë qeverisjes së tij
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Bedri Hamza premton 6 miliardë euro investime kapitale
2 orë më parë
Linku u kopjua

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër Bedri Hamza në tubimin elektoral në Skenderaj, ka premtuar gjashtë miliardë euro investime kapitale gjatë qeverisjes së tij.

Hamza në bastionin e PDK-së premtoi edhe rritje të pagave në sektorin publik prej 50 për qind, duke thënë se Kosova mundet më mirë, andaj do të fitojnë zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kosova mund të bëhet shteti që e dëshironi ju, që Kosova mundet ma mirë…Do të investojmë mbi 6 miliardë euro në projektet kapitale”, thënë ai.

Ndërsa, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se përkrahja e madhe në Skenderaj po tregon se kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet. Ai adresoi kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur burracak dhe të paaftë.

Kritika ndaj Kurtit adresoi edhe shefi i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025