Angelina Jolie jep dorëheqjen si ambasadore e UNHCR-së pas 20 vjetësh
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktorja hollivudiane Angelina Jolie ka njoftuar se do të largohet nga posti i ambasadores së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët pas më shumë se 20 vitesh.

Aktorja fituese e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që unë i admiroj më shumë në botë” dhe tani do ta përqendrojë kohën e saj duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti”.

Jolie, 47 vjeçe, është e njohur për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën e saj vezulluese, e cila përfshin role yjesh në filma si “Mr and Mrs Smith”, “Maleficent”, “Wanted” dhe “Lara Croft: Tomb Raider”.

Ajo ka bashkëpunuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 është emëruar e dërguar speciale.

Duke shkruar në Instagram, Jolie tha se do të kalonte “pjesën tjetër të jetës sime duke punuar me refugjatët.

“Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht në jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. UNHCR-ja është plot me njerëz të jashtëzakonshëm që bëjnë ndryshime në jetën e njerëzve çdo ditë”. /DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024