Kurti-Guerot diskutojnë mbi bashkëpunimin Kosovë-Francë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë Olivier Guerot me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadër të raporteve dypalëshe dhe bashkërendimin në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Kreu i qeverisë së vendit tonë falënderoi diplomatin francez për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe angazhimin e tij në thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Sot u bë lansimi i projektit GENESIS që synon të mbështesë të rinjtë e vendit tonë që të zhvillojnë aftësitë e tyre në industrinë kreative, dhe që gjithashtu forcon bashkëpunimin me Francën, veçanërisht me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme si dhe me Institutin Francez në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024