​Ademi takon Franco Fodan
Vendor
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi priti sot në takim përzgjedhësin e ekipit kombëtar, Franco Foda, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për kampin e ardhshëm të ekipit kombëtar, i cili do të zhvillohet në muajin qershor, si dhe për përgatitjet sa më të mira për edicionin e radhës të Ligës së Kombeve që nis në shtator.

Në këtë takim, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e plotë për trajnerin Foda dhe shtabin e tij teknik. Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes sa më të mirë për kampin e qershorit, duke e konsideruar atë një mundësi të mirë për të konsoliduar ekipin për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Presidenti Ademi vuri në dukje se 2024-ta është një vit shumë i rëndësishëm për ekipin kombëtar të Kosovës, duke kërkuar nga trajneri Foda dhe lojtarët që të japin maksimumin e tyre për të arritur rezultatet e kërkuara. Ai shprehu besimin se me një punë të përbashkët dhe një përkushtim të plotë, ekipi mund të realizojë objektivat e vendosura dhe të bëjë krenarë Dardanët.

Nga ana e tij, trajneri Franco Foda falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë të përkushtuar për të arritur suksesin dhe për të bërë më të mirën me Kombëtaren e Kosovës.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
38
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024