​Abazoviq nderohet me “Çelësin e Prishtinës”: Ndihem si në shtëpi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur mëngjesin e së premtes në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij.

Me këtë rast kryetari Rama e nderoi me “Çelësin e Prishtinës” kryeministrin malazez.

Shefi i qeverisë malazeze, Dritan Ambazoviq tha se me këtë nderim po ndihet si në shtëpinë e tij.

“Gëzohem personalisht që në një mënyrë simbolike bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë time dhe jam më se i bindur se me kryetarin dhe të tjerët do të punojmë si gjithë rajoni ta ndiejnë veten çdo kush vetën si në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Abazoviq po qëndron në Kosovë që nga dje dhe sot pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me c’rast do të nënshkruhet Marrëveshja për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024