Serbia është e interesuar që ta mbaj situatën e tensionuar në Kosovë, por nuk është në interes të vendit tonë që elemente destabilizuese të lëvizin lirshëm në territorin e saj.
Kështu ka deklaruar për KosovaPress, drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli pas arrestimeve që ndodhën këtë fundjavë të paraqitur si pelegrinë serbë në Gjakovë dhe Prizren, raporton KosovaPress.
Vrajolli theksoi po ashtu se “potenciali që Serbia t’i përdorë këto elemente destabilizuese nw Kosovw ka qenë dhe mbetet”.
Ai bën thirrje tek institucionet kosovare për ngritje të vigjilencës ndaj çdo lëvizje nga shteti serb.
Megjithatë, drejtori ekzekutiv i QKSS-së, Mentor Vrajolli konsideron se me kontrollin rigoroz të kufirit Kosovë-Serbi qoftë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, por edhe KFOR-it dhe NATO-Së gjasat për një eskalim të përgjithshëm të konfliktit është e vogël, raporton KosovaPress.
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë sipas Zyrës së Kryeministrit Serbia “po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë.
Sipas Vrajollit në këtë aspekt formimi i institucioneve të reja është në dorën e partive politike në vend. Por, shton se edhe pakicat duhet të bashkohen të gjejnë zgjidhje për formim të qeverisë së re.
16 persona të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë u arrestuan të shtunën dhe të dielën në Gjakovë dhe Prizren. Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë, i cili tha se katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë, raporton KosovaPress.
Sipas Sveçlës njëri nga të arrestuarit është i afërt me të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit policor të Kosovës, Afrim Bunjaku.
E me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dje u mbajt një mbledhje e Këshillit të Sigurisë.
Prokurori Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër të pandehurve me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, të cilët dyshohen për veprën penale armëmbajtje pa leje.
Aktualisht në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke u mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë.
Lexo edhe:
Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, do të vizitojë portin e Durrësit më 9 dhe 10 prill.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se “kjo anije do të jetë e hapur për vizitorët gjatë dy ditëve”.
“Anija Amerigo Vespucci apo “anija më e bukur në botë”, është simbol i krenarisë detare italiane. Në vijim të turit botëror, vizituar nga 43.330 persona në bordin e saj, e pasi ka prekur brigjet në të gjitha kontinentet, ndalesa e radhës do të jetë në Durrës”, thekson Sako.
Kryebashkiaja Sako fton qytetarët ta vizitojnë atë më 9-10 prill nga ora 14:00- 20:30, shkruan ATSh.
Në kuadër të Giro d’Italia, ndalesa e “Amerigo Vespucci” në Durrës vjen dhe si një promovim i kulturës italiane në mbarë botën. Në bordin e anijes do të krijohet një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet edhe Trofeu “Senza Fine”, i eventit sportiv “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku do të finalizohet “La Grande Partenza 2025” – “Nisja e Madhe 2025”. Prezantimi do të realizohet në praninë e 50 të ftuarve nga institucione të ndryshme dhe mediat.
Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri, transmeton KosovaPress.
Që prej vitit 1931, kjo anije me vela mbetet një ndër xhevahirët e kurorës së çmuar të Marinës ushtarake italiane. E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.