Ethan Mbappe, vëllai i superyllit të Real Madridit, Kylian, është prezantuar si transferimi më ri nga skuadra e Ligue 1, Lille, pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain.
Pritej që Ethan të ndiqte vëllain e tij të madh nga PSG pas lëvizjes së Kylian në Real Madrid si lojtar i lirë këtë verë, raporton KosovaPress.
Lille njoftoi se reprezentuesi francez i të rinjve kishte nënshkruar me klubin një marrëveshje trevjeçare deri në verën e vitit 2027. Është kontrata e parë profesionale e Ethanit pasi ai ishte mbajtur në një kontratë për të rinjtë me PSG-në dhe ishte paraqitur vetëm pesë herë me Les Parisiens.
Sipas komunikimit zyrtar të Lille, Ethan-it i është dorëzuar fanella me numrin 29 për sezonin e tij të parë larg PSG.
Ethan Mbappe do të luajë së bashku me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova te skuadra e Lille.