Zyrtare: Tre yje të Barcelonës në skuadrën e Lojërave Olimpike të Spanjës, mungojnë Yamal e Balde
Lexohet për: 2 min.
12-Spanja
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Me fillimin e Lojërave Olimpike Paris 2024 për më pak se një muaj, Spanja ka shpallur skuadrën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turne.

Dhe, deri në tre lojtarë të Barcelonës janë thirrur nga trajneri i Spanjës U-23, Santi Denia për Olimpiadën, raporton KosovaPress.

Në të vërtetë, ylli i fundit Pau Cubarsi morri një thirrje pasi u la jashtë skuadrës për Kombëtaren e Spanjës nga Kampionati Evropian Euro 2024.

17-vjeçarit do t'i bashkohet edhe mbrojtësi Eric Garcia, i cili është rikthyer te Barcelona pasi kaloi një periudhë të suksesshme në huazim te Girona.

Ylli i tretë i Barçës që hyn në listën e skuadrës është mesfushori sulmues Fermin Lopez, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Spanjës në Euro 2024, por nuk është përdorur shumë nga trajneri Luis de la Fuente.

Kishte shqetësime se Denia mund të thërriste Lamine Yamal pavarësisht përfshirjes së tij në Euro, por 16-vjeçari i mrekullueshëm nuk është emëruar në skuadër.

Alejandro Balde, i rikuperuar nga një dëmtim, gjithashtu nuk është përzgjedhur pavarësisht zërave që sugjerojnë se thirrja e tij ishte një mundësi. I huazuari i rikthyer Ansu Fati gjithashtu nuk është pjesë e skuadrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025