Zyrtarë të pesë institucioneve protestojnë para Komunës së Prishtinës
Lexohet për: 2 min.
375769029_756570986291161_3878460629565900823_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zyrtarë të Teatrit të Dodonës, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Hivzi Sylejmani, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, për shkak të pakënaqësive që kanë në vendin e punës.

“Ndal shpenzimet në gjykata, vetëm ekzekuto vendimet”, “Kryetar a po të ngon kush?”, “Zbatimi i vendimeve të Këshillit të Pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil të Kosovës”, “Kuvendi aprovon, kryetari ekzekuton”, “Harto rregulloren” janë disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve drejtuar Komunës së Prishtinës.

Kryetari i Shoqatës Sindikale, Ahmet Gashi, tha se prej dy vitesh po i parashtrojnë kërkesat e tyre të cilat kanë të bëjnë me hartimin e rregullores për sistematizimin e vendit të punës. Ai shtoi se Komunës së Prishtinës i mungon një rregullore e tillë dhe përshkrimi i detyrave të punës i mungon “gati çdo punëtori”.

Gashi potencoi edhe dy kërkesa të tjera të cilat përfshijnë zbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur dhe zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Komunës.

Kërkesa e katërt e tyre ka të bëjë me krijimin e kushteve më të mira të punëtorëve të Komunës së Prishtinës.

Tutje, aty u tha se nëse nuk ka ndonjë reflektim nga kryetari Përparim Rama, do të vazhdojnë me masa të tjera, duke përmendur edhe grevën.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Pavarur së Administratës Publike, Ali Gashi tha se po t’i kishin lënë udhëheqësit e komunës vetëm 4-5 darkat e tyre, do të ishin mbuluar kërkesat e tyre.

Ai u bëri thirrje protestuesve që të ngrisin zërin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre sepse sipas tij “ndryshe kurrë nuk do t’u bie ndërmend për ta as nivelit lokal e as atij qendror”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025