Zyrtare, Roma emëron pasuesin e Mourinhos
Sport
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma ka konfirmuar emërimin e Daniele De Rossit në krye të skuadrës për të zëvendësuar José Mourinhon, duke nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

“AS Roma është e kënaqur të konfirmojë se Daniele De Rossi është emëruar si trajner deri më 30 qershor 2024”, thuhet në deklaratën zyrtare të Romës.

“Pas një karriere 18-vjeçare me AS Roma, De Rossi do të kthehet në shtëpi si trajner kryesor, ku ndeshja e tij e parë do të jetë ndeshja e ardhshme e klubit në Serie A kundër Veronas të shtunën në mbrëmje në Stadio Olimpico.”, thueht aty më tutje.

Nga ana tjetër, De Rossi ka thënë se ndihet tejet i priveligjuar që i është besuar kjo përgjegjësi.

“Do të doja të falënderoja familjen Friedkin që më besoi mua përgjegjësinë e rolit të trajnerit të Romës. Nga ana ime nuk njoh rrugë tjetër përveç përkushtimit, sakrificave të përditshme dhe dhënies së gjithçkaje që kam për të përballuar sfidat që na presin nga tani deri në fund të sezonit”, tha De Rossi.

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
68
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024