Zyrtare: Muller e zgjat qëndrimin te Bayerni
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Bayern Munich e ka bërë zyrtare rinovimin e kontratës së Thomas Muller edhe për një sezon, respektivisht deri më 30 qershor të vitit 2025.

Muller iu bashkua Bayernit në moshën 10 vjeçare nga TSV Pahl, ndërsa bëri debutimin e tij profesional për kampionin gjerman në vitin 2008, raporton KosovaPress.

“Jam i lumtur që rrugëtimi im në FC Bayern po vazhdon. Dua të luaj rolin tim që ne të mbetemi të suksesshëm, si skuadër ashtu edhe i gjithë klubi. Është e rëndësishme për mua të jem një themel dhe të ndihmoj ta drejtoj ekipin në drejtimin e duhur. Unë dua të emocionoj tifozët tanë me gola, duke ndihmuar në krijimin e golave, dashurinë time për lojën, pasionin tim për futbollin - dhe shpresoj me shumë tituj të tjerë”, tha Muller.

Deri tani, Muller ka arritur të bëjë 684 paraqitje në të gjitha garat për Bayernin, duke shënuar 237 gola dhe duke regjistruar 261 asistime. Ai renditet i dyti në histori të klubit për paraqitje, menjëherë prapa Sepp Maier që ka 706 paraqitje.

34 vjeçari është 12 herë kampion i Bundesligas, dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, dy herë Super Kupën Evropiane, gjashtë herë Kupën e Gjermanisë, tetë herë Super Kupën e Gjermanisë, dhe Kupën e Botës të vitit 2014 me Kombëtaren e Gjermanisë.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024