Zyrtare, Mac Allister lojtar i Liverpoolit, zgjedh numrin e fanellës
Lexohet për: 1 min.
mac allister
1 vit më parë
Linku u kopjua

Alexis Mac Allister ëshë edhe zyrtarisht lojtar i Liverpoolit pasi tashmë njoftimi është bërë edhe nga vet gjiganti anglez.

Menjëherë pas zyrtarizimit, ish-ylli i Brightonit ka zgjedhur edhe fanellën me numër 10, derisa ka shprehur arsyet e tij pse zgjodhi të luajë për Liverpoolin.

“Sepse është një klub i madh. Që kur erdha këtu, mund të shoh se sa i madh është ky klub, lojtarët që kemi, stafi, të gjithë. Jam shumë i kënaqur dhe mezi pres të luaj për këtë klub.”, ka thënë Mac Allister.

Ai më pas folir edhe për numrin 10 që do ta bartë në fanellë dhe rëndësine e tij.

“E di sa i rëndësishëm është numri 10 në futboll. Kam pasur mundësinë të marr edhe numrin 8, që është një numër i madh për këtë klub për shkak të Steven] Gerrard, sigurisht. Por vendosa për numrin 10 sepse e kam përdorur shumë herë në Argjentinë, në Brighton, edhe në kombëtaren U23. Është një numër që më pëlqen shumë dhe prandaj e zgjodha.”, ak thënë në fund ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024