Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është dënuar me dy ndeshje mosparaqitje në Kupën e Italisë dhe është gjobitur me 5,000 euro pasi mori një karton të kuq në fitoren e mbrëmshme ndaj Atalantës.
Trajneri i Juventusit, Allegri, humbi durimin në minutat e fundit të finales së Kupës së Italisë mbrëmë kundër Atalantas dhe u gjobit e u pezullua për dy ndeshje, raporton KosovaPress.
Trajneri i Juventusit, Allegri, u dënua dhe u gjobit pas shpërthimit në finalen e Kupës së Italisë. Kjo, në letër, do të thotë se taktikani italian do të lejohet të shkojë në stol në ndeshjen e radhës të Serie A kundër Bolongas në “Stadio Dall'Ara” të hënën e 20 majit.
Megjithatë, Juventusi mund të vendosë të shkarkojë Allegrin para ndeshjes së ardhshme të ligës për shkak të qëndrimit të tij gjatë dhe pas reagimit në finalen së Kupës së Italisë.