Gjiganti anglez Manchester United përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar që mesfushori Bruno Fernandes ka rinovuar kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.
Ky rinovim i kontratës do ta sheh Fernandesin të vazhdojë të ardhmen e tij në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2026, me opsionin për ta zgjatur edhe për një vit, përcjell KosovaPress.
“Që nga momenti që iu bashkova Manchester United, unë e kam një lidhje të veçantë me klubin dhe me tifozët tanë fantastikë. Jam rritur duke e shikuar këtë skuadër, duke ëndërruar shansin që një ditë do të luaj këtu. Ajo ëndërr tani është bërë realitet dhe është një nder”, tha Fernandes.
Fernandes, i cili e ka fituar çmimin “Sir Matt Busby Lojtari i Vitit” dy herë, ka krijuar më së shumti shanse se cilido lojtarë i klubit që prej se u transferua në United në janar të vitit 2020.