Zyrtare: Barcelona përforcon mesfushën
Lexohet për: 1 min.
Banderolas de animación en el Camp Nou. (Foto: Álex Caparrós)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate zyrtare, Barcelona ka njoftuar për transferimin e mesfushorit Oriol Romeu nga skuadra e Gironas.

Barcelona dhe Girona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Romeut, i cili ka nënshkruar me kampionin spanjoll për tri vitet e ardhshme, raporton KosovaPress.

Kontrata e re do ta mbajë Romeun në “Camp Nou” deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërsa klauzola e lirimit të lojtarit do të jetë plot 400 milionë euro.

Romeu rikthehet te Barcelona pas 12 vitesh. Ai erdhi te Barça në vitin 2004 ku iu bashkua akademisë La Masia në vitin 2004, ndërsa debutimin profesional e bëri në sezonin 2010/11, ku atë sezon bëri dy paraqitje nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025