Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër ambasadorit Martin Berishaj.
Kjo është bërë e ditur për KosovaPress nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.
Partia Demokratike e Kosovës(PDK) sot ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas ngritjes së kallëzimit penal kundër tij nga Agjencia Kundër Korrupsionit.
Partia më e madhe opozitare kërkon që të ndriçohet rasti i ambasadorit Berishaj, që nga zbulimi i aferës korruptive për energji ku përflitej se ishte përfshirë ai.
Sipas mediave në Slloveni, Berishaj dyshohet se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” te politikani slloven, Robert Golob.