Zvicra po prodhon termocentrale solare nga pjatat e vjetra satelitore
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy kompani zvicerane do t'i shndërrojnë enët satelitore të vjetruara në Alpe në panele diellore gjigante dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë nga terreni malor për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Është instalimi i dytë i këtij lloji në qytetin Leuk në kantonin e Valais për të kthyer një antenë të vjetër në një termocentral.

Të vendosura në një mal, panelet diellore do të marrin më shumë rrezet e diellit direkte, veçanërisht gjatë muajve të dimrit, sesa nëse do të instaloheshin pranë zonave urbane me mjegull e më të ulët.

"Ish-enët satelitore janë ideale si sisteme të energjisë diellore", tha CKW Group, një kompani e shërbimeve të energjisë që po bashkëpunon në këtë projekt me kompaninë lokale "Leuk Teleport and Data Center".

Në njoftim thuhet se antenat mund të përshtaten në mënyrë fleksibël me diellin dhe kështu të prodhojnë më shumë energji elektrike sesa panelet konvencionale.

Një antenë e tillë mund të plotësojë nevojat energjetike të 25 familjeve, njoftoi CKW Group.

Antenat e mbuluara me panele diellore kanë një diametër prej 32 metrash dhe janë të vendosura në rreth 1000 metra mbi nivelin e detit, gjë që u lejon atyre të marrin nivelin optimal të dritës së diellit edhe në dimër.

Në gusht të vitit të kaluar, qeveria zvicerane nisi një fushatë për të inkurajuar konsumatorët dhe kompanitë të kursejnë energjinë për të parandaluar mungesën e gazit dhe energjisë elektrike.

"Zvicra përballet me një sfidë të madhe: Deri në vitin 2050, do të ketë një mungesë prej rreth 50 teravat orë energji elektrike në vit," tha Axpo Group, prodhuesi më i madh zviceran i energjisë së rinovueshme, në pronësi të CKW Group.

​Frika nga një pushtim izraelit rriti çmimet e naftës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024