Zvicra e mbyll pa gola pjesën e parë ndaj Kanadasë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zvicra e mbyll pa gola pjesën e parë ndaj Kanadasë
New Project - 2026-06-24T215046.062
24/06/2026 - 21:52
Linku u kopjua

Zvicra dhe Kanadaja kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat 0-0 në ndeshjen e Grupit të Kupës së Botës 2026.

Zvicra ka qenë skuadra më aktive në sulm, duke krijuar rastet më të mira për gol. Johan Manzambi ishte pranë realizimit në dy raste, ndërsa Ruben Vargas u ndal nga një pritje spektakolare e portierit kanadez Maxime Crépeau në minutën e 33-të.

Në anën tjetër, edhe Kanadaja rrezikoi seriozisht. Cyle Larin testoi Gregor Kobelin në minutën e 33-të, ndërsa Ali Ahmed u ndal nga gardiani zviceran tetë minuta më vonë.

Kapiteni Granit Xhaka ishte në qendër të vëmendjes në minutën e 32-të, kur u ndëshkua me karton të verdhë pas një përplasjeje me sulmuesin kanadez Cyle Larin, i cili gjithashtu u ndëshkua nga gjyqtari Ramon Abatti.

Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dyta, në një duel me rëndësi të madhe për ecurinë e të dy kombëtareve në Botëror.

Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina po fiton 2-1 ndaj Katarit pas pjesës së parë. Kerim Alajbegovic shënoi një gol të bukur për 1-0, ndërsa avantazhi u dyfishua pas një autogoli të Sultan Al Brake. Katari u rikthye në lojë me golin e Hasan Al Haydos në minutën e 42-të.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026