Një zjarr i madh që shpërtheu në komunën e Oraiokastros, pranë qytetit portual të Selanikut në Greqi, ka përfshirë një zonë industriale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke mbuluar një sipërfaqe të gjerë me tym toksik.
Sipas mediave lokale, flakët nisën të shtunën pasdite në një zonë pyjore dhe u përhapën me shpejtësi drejt kompleksit industrial, ku u dëmtuan biznese dhe banesa. Një fabrikë përpunimi nafte dhe një impiant riciklimi vazhdojnë të digjen, pavarësisht përpjekjeve intensive të zjarrfikësve për vënien e situatës nën kontroll.
Si pasojë e operacionit të shuarjes së zjarrit, pesë zjarrfikës janë shtruar në spital. Tre prej tyre pësuan probleme me frymëmarrjen, një u lëndua në dorë, ndërsa një tjetër u hospitalizua për shkak të lodhjes