Zjarri në depon e barnave, dyshohet se rryma mund të jetë shkaktar
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit depoja e barnave “Koslabor” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër Prishtina Mall, është përfshirë nga zjarri.

Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kurse shkaktari i zjarrit ende nuk dihet. 

Vëllau i pronarit të këtij objekti, Shefki Mehmeti, për media ka deklaruar se qiramarrësit kanë thënë që shkaktar mund të jetë rryma. E sipas tij, vlera e dëmit material të objektit është milionëshe.

Ndërsa, shefi i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka shtuar se pjesa mbrapa objektit ka qenë e përfshirë nga zjarri dhe gjasat ishin të vogla që të parandalohej, por synimi i zjarrfikësve ishte që të mos lihet zjarri të përhapet në dy objektet përreth saj.

Ai theksoi se fabrika nuk ka pasur masa për mbrojtje nga zjarri.

Në vendngjarje janë zjarrëfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin./A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024