KPK dhe ZKPSH i reagojnë Muratit për deklarimet rreth punës së Prokurorisë Speciale
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati të bëra dje gjatë ditës.

Në këtë reagoi kërkohet që politikanë të jenë të kujdesshëm ndaj deklaratave dhe të mos pengojnë punën e prokurorëve, poashtu është thënë se tendencat e përfaqësuesve të Qeverisë ndaj Prokurorisë do të jenë të dështuara.

“Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara. KPK dhe ZKPSH mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë”, thuhet në reagim.

Derisa një ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati duke reaguar ndaj kritikave të opozitës për procedurat e prokurimit të realizuara përmes metodës së negociuar, tha se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025