Ziyech i shënon Gjeorgjisë gol nga mesi i fushës – video
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ylli i Chelseat, Hakim Ziyech është rikthyer në skuadrën e Marokut për ndeshjet n Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ziyech është rikthyer në grumbullim me Marokun pasi që mungoi në listën e të ftuarve për ndeshjet e kombëtares së tij në Kupën e Kombeve të Afrikës më herët këtë vit, raporton KosovaPress.

Ziyech është një nga lojtarët më të talentuar të Marokut dhe rikthimi i tij në grup do të rrisë ndjeshëm shanset për sukses në Botërorin “Katar 2022”.

Sot, Maroku zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Gjeorgjisë në formë përgatitjeje për këtë Botëror, dhe në pjesën e parë të ndeshjes, e gjithë vëmendja ishte te Ziyech.

Kur Maroku po avanconte 1:0 falë golit të Youssef En Nesyri, ylli i Chelseat vendosi që të provoj diçka që mund të cilësohet si e pamundshme.

Ziyech pranoi topin në mesin e fushës dhe në vend se të lëshonte një pasim që kombëtarja e tij të del në kundërsulm, ai lëshoi një goditje e cila më pas përfundoi në gol.

Ziyech shënoi gol nga mesi i fushës, ndërsa portieri gjeorgjian, Giorgi Mamardashvili mbeti i shtangur.

Golin e gjeni më poshtë.

(20) Stop That Football on Twitter: "Stop that Ziyech. https://t.co/QIQDKnFOTG" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024