Ziadin Sela dorëhiqet nga kreu i ASH-së
Lexohet për: 1 min.
Ziadin Sela
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ziadin Sela ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

Shkas për këtë është disfata e thellë e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme për këshillin komunal në Tetovë.

Aleanca për Shqiptarët ka fituar asnjë këshilltar ndërsa në përbërjen e deritanishme kishte 3 të tillë.

Sela tha se nuk priste një rezultat të tillë andaj edhe merr përgjegjësinë.

“Nga ky moment marr përgjegjësinë dhe jap dorëheqjen e parevokueshme si kryetar partie. Në periudhën në vijim, organi më i lartë i partisë pas dy Kongreseve dhe Kuvendi Qendror duhet të ulet dhe të vendosë se kush do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të partisë”, ka deklaruar Sela./AlsatM

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025