Ziade në KS të OKB-së tregon shpresat që kanë për deeskalimin e situatës në mes Kosovës dhe Serbisë
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesja speciale dhe kryetarja e UNMIK-ut, Karolina Ziade, ka deklaruar se kanë shpresën e tyre se takimet e 21 tetorit të diplomatëve të BE-së dhe SHBA-së, në Prishtinë dhe Beograd, do ta vënë dialogun prapë në një rrugëtim të drejt, me zotimin e fuqishëm që të dyja palët të implementojë masat deeskaluse dhe ripërkudshtimin e të të dyja palëve që të implementojnë tërësisht marrëveshjet e arritura.

Ajo në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku po bëhet raportimi periodik për zhvillimet në Kosovë, fillimisht është ndalur te zhvillimet në veri, ku përmendi vrasjen e policit të Kosovës, derisa shtoj se deeskalimi mund të kalojë vetëm me dialog në Bruksel.

“Masat e eskalimit janë kritike dhe në këtë drejtim unë e ndaj shpresën edhe të shumë të tjerëve që rezultati i takimeve të lehtësuara nga BE dhe SHBA në Prishtinë dhe Beograd, më 21 tetor, do ta vë dialogun prapë në një rrugëtim të drejt me zotimin e fuqishëm që të dyja palët për të implementuar masat deeskaluse dhe propozimet që përcaktohen gjatë këtyre takimeve dhe kjo përfshijnë ripërkudshtimin nga të dyja palët që të implementojnë plotësisht dhe tërësisht  marrëveshjet e arritura dhe përkatësisht të punojnë për themelimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe, duhet të fillojnë pa vonesë dhe pa kushte, bashkë me marrëveshjet tjera”, tha ajo.

Ziade shtoi se tensionet, izolimi dhe mungesa e interesimit të politikanëve për të adresuar problemet e qytetarëve, do ta përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Sipas saj, dialogu është urgjent dhe e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024