Zhduken një grua në Obiliq e një burrë në Prishtinë, ku i fundit gjendet pas 15 orëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Zhduken një grua në Obiliq e një burrë në Prishtinë, ku i fundit gjendet pas 15 orëve
zhdukja
22/05/2026 - 11:12
Linku u kopjua

Dy raste të zhdukjes së personave janë raportuar në Obiliq dhe Prishtinë, të mërkurën e të enjten, ndërsa njëri prej tyre tashmë është gjetur, pas disa orëve.

Në komunën e parë, një grua ka raportuar se kishte qenë së bashku me motrën e saj, për të cilën ka thënë se për një moment ishte larguar në drejtim të panjohur dhe më pas nuk kishte arritur ta gjente. Policia ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet janë në vazhdim pasi viktima nuk është gjetur ende

Rasti i dytë ndodhi rreth mesditës së të enjtes në  Prishtinë.

“Ankuesja ka raportuar se me të dashurin e saj ishte parë për herë të fundit me datën dhe kohën e cekur dhe prej asaj kohe më nuk din për vendndodhjen e tij. Sipas ankueses viktima vuan nga një sëmundje e depresionit dhe ankthit”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, ky person u gjet dhe ai u paraqit në stacion policor, bashkë me gruan që paraqiti rastin e saj rreth orës 3 e 30 të mëngjesit të së premtes.

Edhe për këtë rast është informuar prokurori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026