Zhbogar: Serbia të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjska
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Ambasadori slloven në Nju Jork Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën në Nju Jork, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në  Banjska.

Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke dënuar retorikën ndezëse dhe lëvizjet e pakujdesshme.

“Rruga drejt paqes dhe bashkëjetesës nuk mund të bazohet në teorinë e lojës pa fitore apo fitoreve afatshkurtra. Progresi i tillë kërkon përkushtim dhe kompromis”, tha diplomati slloven.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024