Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, qytetarët shprehin pritshmëritë e tyre
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë shprehur me mendime të ndara sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që po mbahen sot. Derisa disa presin të ketë më shumë paqe dhe rend në vend, të tjerë kanë humbur shpresat se mund të ketë ndryshime edhe pas këtyre zgjedhjeve.

Një qytetar i këtij vendi, uron që pas këtyre zgjedhjeve të behet më e mira për vendin.

“Presim diçka më mirë”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër nga Maqedonia e Veriut po ashtu shpreson të bëhet më e mira për gjithë popullin shqiptar.

“Shpresojmë të bëhet mirë për gjithë popullin shqiptar”, tha ai.

Se nevojiten ndryshime më të mira në këtë vend, e tha edhe një qytetare tjetër, e cila uron që ndryshimet pozitive të ndodhin pas zgjedhjeve.

“Gjithë çka të jetë mirë, të jetë mirë gjithçka”, tha ajo.

Ndërkaq, një tjetër qytetar nga Maqedonia e Veriut, pas këtyre zgjedhjeve pret më shumë paqe dhe rend në vend.

“Paqe dhe rend të ketë”, tha ai.

Ndërkaq, një tjetër qytetarë nuk pret ndonjë ndryshim të rëndësishëm pas këtyre zgjedhjeve.

“Ku di, nuk besoj qo do të ketë ndonjë ndryshim të rëndësishëm”, tha ai.

Deri në orën 11:00 kanë votuar 12.87 për qind e qytetarëve. Kryetari i Komisionit  Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 11:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 2080 vendvotimeve, jehona e votuesve është 12.87 për qind, respektivisht kanë votuar 141.087 qytetarë, përcjell TV21. Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtim, ndërsa më e vogla në Likovë.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
677
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024