Zgjedhjet në Maqedoni: Numërohen rreth 78% e votave, ja rezultatet
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut ka numëruar mbi 77 për qind të votave së sotme për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Momentalisht prin kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanoska me 39.64 për qind, pasuar nga kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 19.32. Bujar Osmani nga Fronti Evropian ka 14.38 për qind, Arben Taravari nga VLEN  10.20 për qind, Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës 8.47, Biljana Vankovska Cvetkovska “E Majta” 4.39 dhe Stevco Jakimovski, kryetari i Karposhi Shkup me 0.78 për qind. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot kanë votuar për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore është 1.814.317. Sipas të dhënave të Këshillit Shtetëror Zgjedhor të orës 18:30, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka votuar 48.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024